Flash

"Francezët na thonë jeni sllavë", Neritan Ceka për financimet e huaja në albanologji

Lapsi.al 31 May 2023
"Francezët na thonë jeni sllavë", Neritan Ceka për

Arkeologu Neritan Ceka ka folur në Euronews për vendimin e rikthimit të Albanologjisë në Akademinë e Shkencave duke arsyetuar mbi efektet negative të studimeve që financohen nga të huajt. Si shembull, Ceka mori rastet e financimit nga francezët, nga grekët apo nga të tjerë akademikë të huaj që ndikojnë në studimet që bëhen, duke sjellë rastin e Kosovës, kur për hir të financimit ka pasur edhe raste kur shtrembërohet historia.

“Kur vjen francezi dhe punon në veri të Shqipërisë me kulturën e Komanit, francezi thotë këta nuk janë arbër, por janë sllavë. Këta antropologët e Kosovës, shkova unë në Kosovë. Në Nëntor, kishin një konferencë të financuar nga francezët dhe nuk u përmend kurrë Dardania. E dini pse nuk e përmendin? Se serbëve u mbetet hatri se teoria e tyre është se në Kosovë nuk kanë ardhur nga Ilirtët, nga Dardanët tek shqiptarët, por se kanë ardh serbët dhe pastaj kanë ardhur shqiptarët. I thashë: Ku jam këtu? A jam në Kosovë? Ore dardanët, ku i keni?” u shpreh Ceka.

Akademia e Studimeve Albanologjike u mbyll dhe studiuesit e saj do të përfshihen në njësitë e Akademisë së Shkencave për të punuar mbi tre projekte të mëdha.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI