Flash

Gjykata e Apelit lë në burg dy adoleshentët që vranë 20-vjeçarin Stivën Toshkëzi

Lapsi.al 31 May 2023
Gjykata e Apelit lë në burg dy adoleshentët që vranë

Gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur të lerë në burg Axel Hoxhën, njeriun që vrau me thikë 20-vjeçarin Stiven Toshkëzin, në afërsi të kompleksi “Halili” në Tiranë.

Vendimi për vijimin e mbajtjes në burg për Axel alias Aksel Hoxhën është marë pak ditë më pajrë. Të njëjtën masë sigurimi gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur edhe për bashkëpuntorin e tij, Ensi Maze.Ngjarja ndodhi në 18 prill, pranë rrugës “Skënder Sallaku”, ku në bashkëpunim me shtetasin Ensi Maze, 18 vjeç, (arrestuar disa orë pas ngjarjes), Aksel Hoxha, ka goditur me mjet prerës Stivën Toshkëzi 20 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Dy të rinjtë Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, i bën pritë 20-vjeçarit Stivën Toshkëzi kur ai po kthehej nga puna dhe debati agravoi në përdorimin e thikës.Ensi Maze i cili ra në prangat e policisë pak orë pas ngjarjes, ka deklaruar përpara oficerëve të policisë gjyqësore se nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me viktimën, por ishte vënë në dijeni të konfliktit nga shoku i tij, Axel Hoxha.Pasi ka takuar shokun e tij Axelin, ai i ka treguar se para disa kohësh ka pasur një konflikt me viktimën dhe pretendonte se e ky i fundit e kishte rrahur.

Më tej Maze, ka deklaruar se motivi i konfliktit të tyre ishte një vajzë të cilën e pëlqente Axel Hoxha që e kishte në të njëjtën klasë, por ajo ishte në një marrëdhënie me viktimën.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI