Flash

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Julio Iglesias, në gjendje të rënduar shëndetësore

Lapsi.al 31 May 2023
Julio Iglesias, në gjendje të rënduar shëndetësore

Këngëtari Julio Iglesias prej disa kohësh thuhet se ka probleme shëndetësore, gjë që ka shqetësuar fansat e tij.

Sipas drejtuesve të programit 'A la tarde' në America TV në Argjentinë, ata pohojnë se një dëmtim i vjetër po i shkakton aq dhimbje sa e ka lënë në karrige me rrota dhe madje po i përkeqëson shëndetin mendor.

Gazetarja Cora Debarbieri tregoi për programin se “ai pësoi një aksident të tmerrshëm kur ishte shumë, shumë i vogël, dhe iu desh të bënte një operacion në shtyllën kurrizore dhe kjo i solli shumë dhimbje dhe shumë shqetësime gjatë gjithë jetës së tij”. Ndërkohë, prezantuesi Matías Vázquez shtoi se sistemi motorik dhe njohës i Julio Iglesias nuk po funksiononte siç duhet, prandaj "ai nuk i kujton më as këngët e tij". Vázquez tregoi gjithashtu se këngëtari 79-vjeçar nuk kishte treguar për gjendjen shëndetësore duke braktisur kontaktin e drejtpërdrejtë me disa nga miqtë e tij. Nga ana tjetër djali i tij ka kërkuar të komunikojë me të. “Nuk dua lekë, e vetmja gjë që kërkoj është një takim me ju, që të mund të flasim”, ka deklaruar djali i tij./Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI