Flash

Letra për presidentin Begaj: Pse iku Vlora Hyseni në Beograd?

Lapsi.al 31 May 2023
Letra për presidentin Begaj: Pse iku Vlora Hyseni në Beograd?

Flamur Noka i ka dërguar një shkresë ditën e sotme Presidentit Begaj ku kërkon sqarime në lidhje me vizitën 10 ditore të kreut të SHISH, Vlora Hyseni në Beograd. Noka shkruan se vizita ka krijuar "shqetësim madhor" dhe "rrit misterin dhe ngre shumë pikëpyetje, pasi po zhvillohet në një moment shumë të komplikuar dhe delikat për Kosovën, ku Presidenti serb, Vuçiç po provokon duke trazuar situatën dhe paqen në Kosovë dhe duke rrezikuar stabilitetin në rajon".

Si anëtar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Flamur Noka kërkon të informohet rreth motivit të kësaj vizite që e quan "enigmatike" ndërsa ngre disa pikëpyetje..

"A janë informuar institucionet eprore dhe a është marrë miratimi i tyre? A është bërë në konsultim dhe a janë informuar partnerët tanë të NATO-s rreth kësaj vizite? Kërkoj që informacioni të më vihet në dispozicion brenda një afati kohor prej 5 ditësh”, thuhet në kërkesën e Nokës drejtuar Presidentit Begaj.

I pari që deklaroi se Vlora Hyseni ka qëndruar 10 ditë në Beograd ishte Sali Berisha, ndërkohë që nga SHISH nuk ka asnjë përgënjeshtrim mbi këtë çështje.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI