Flash

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Megan Fox dhe reperi shfaqen në publik pas aludimeve për ndarje

Lapsi.al 31 May 2023
Megan Fox dhe reperi shfaqen në publik pas aludimeve për ndarje

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly janë shfaqur së bashku në publik në qytetin e Londrës.

Çifti u pa duke marrë pjesë në një event në Londër së bashku të martën mbrëma, pasi një burim i tha kohët e fundit PEOPLE se ata po punojnë për "ta përmirësuar marrëdhënien e tyre".

Javën e kaluar, një burim i tha medias, "Ata janë rikthyer bashkë. Ata kanë eksploruar terapinë. Megjithatë gjërat nuk janë kthyer në normalitet." Çifti janë të fejuar që nga janari i vitit 2022.Burimi shtoi se Fox dhe MGK "po planifikonin dasmën, por jo më. Ata nuk kanë një datë martese. Megan ende duket në mëdyshje". "Ajo i ka kushtuar shumë kohë në lidhjes së tyre. Është e vështirë për të," tha burimi.

Aktorja e Jennifer's Body la të kuptohet për një ndarje të mundshme shkurtin e kaluar, duke hequr fotot e të fejuarit të saj muzikant nga llogaria e saj në Instagram dhe duke postuar një mbishkrim të fshehtë.Një javë më vonë, ajo u kthye në Instagram për të thyer heshtjen mes spekulimeve se lidhja e tyre mund të ketë përfunduar. Fox shkroi në atë kohë, "Nuk ka pasur asnjë ndërhyrje të palëve të treta në këtë marrëdhënie të çfarëdo lloji. Kjo përfshin, por nuk kufizohet në...njerëzit aktualë, DM, robotët e AI ose demonët."

Në prill, të dy u fotografuan të kapur për dore në një udhëtim në Hawaii. Dhe në fillim të këtij muaji, MGK u shfaq në lançimin e botimeve të Sports Illustrated Swimsuit për të mbështetur Megan. Megjithatë, dyshja nuk kanë kaluar së bashku në tapetin e kuq./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Funksioni i ri i Whatsapp

WhatsApp po zhvillon një sërë veçorish të reja, duke përfshirë një sistem të ri të emrave të përdoruesit dhe një opsion për ndarjen e ekranit gjatë thirrjeve vi...

14:44

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI