Flash

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Megan Thee Stallion bën pauzë nga muzika

Lapsi.al 31 May 2023
Megan Thee Stallion bën pauzë nga muzika

Megan Thee Stallion po i jep përparësi shëndetit të saj mendor duke bërë një pushim. Në një intervistë për InStyle, reperja ndan se fansat e saj do të duhet të presin për albumin e  ri sepse ajo është e fokusuar në "shërimin".

"Fansat mund të presin muzikë të re kur të jem në një vend më të mirë. Tani për tani, jam e fokusuar te shërimi," i tha ajo gazetës. "Industria e muzikës dhe e argëtimit mund t'iu ngarkojë shumë, kështu që është e rëndësishme të merrni kohë. Jeta ka të bëjë me ekuilibrin."

Reperja ka mbetur jashtë syve të publikut që kur dëshmoi kundër Tory Lanez gjatë gjyqit të tij për sulm në dhjetor. Pas një gjyqi njëjavor, muzikanti kanadez u dënua për tre akuza në Qendrën e Drejtësisë Penale Clara Shortridge Foltz në Los Anxhelos. Në maj, gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Qarkut të Los Anxhelosit, David Herriford hodhi poshtë ankesën e Lanez për një gjyq të ri, duke caktuar dënimin e tij për 13 qershor.

Megan nga ana tjetër, u lavdërua nga Prokurori i Qarkut në Los Angeles, George Gascón pas vendimit. “Dua të filloj duke theksuar guximin e Megan Pete. Ju treguat guxim  me dëshminë tuaj, pavarësisht sulmeve të përsëritura dhe groteske që nuk i meritonit. Ju u përballët me një kontroll të padrejtë dhe të neveritshëm që asnjë grua nuk duhet të përballet kurrë. Keni qenë një frymëzim për të tjerët në të gjithë kontenë LA dhe kombin,” shkroi Gascón në një deklaratë.

“Gratë, veçanërisht gratë e zeza, kanë frikë të raportojnë krime si sulmi  sepse ato shpesh nuk besohen. Ky gjyq theksoi mënyrat e shumta se si shoqëria jonë duhet të bëjë më mirë për gratë. Dëshiroj gjithashtu të falënderoj anëtarët e jurisë për kohën e tyre dhe ekipin tonë të gjyqit për ndjekjen e palodhshme të së vërtetës. Ju keni kaluar orë të panumërta larg familjeve tuaja gjatë sezonit të festave duke përgatitur këtë çështje dhe duke gjetur drejtësi për znj. Pete. Sakrifica juaj vlerësohet.”/Lapsi.al

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori John Beasley

John Beasley, aktori më i njohur për punën e tij në shfaqjet televizive The Soul Man dhe Everwood ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare. Djali i aktorit, Mik...

15:43

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI