Flash

Reagon Shtëpia e Bardhë: Kurti të largojë krerët e komunave dhe policinë nga veriu

Lapsi.al 31 May 2023
Reagon Shtëpia e Bardhë: Kurti të largojë krerët e

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC) të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby foli për situatën në veri të Kosovës në një konferencë për mediat. Ai tha se SHBA dëshiron të shohë një situatë të depërshkallëzuar dhe që dhuna të ndalojë. I pyetur për deklaratat e Kurtit që e konsideroi të nxituar reagimin amerikan për situatën në veri, Kirby tha se nuk i ka parë komentet e tij.

“Nuk i kam parë komentet e kryeministrit, por do t’i përsëris reagimet tona se të gjitha palët duhet të ndërmarrin veprime të menjëhershme për depërshkallëzim. Ne dënojmë fuqishëm sulmet e djeshme ndaj trupave të NATO-s, KFOR-it. Këto sulme, që lënduan disa paqeruajtës, janë absolutisht të papranueshme.

Kryeministri Kurti dhe Qeveria e Kosovës duhet të sigurohen që kryetarët e zgjedhur t’i kryejnë detyrat e tyre nga lokacione alternative jashtë ndërtesave komunale dhe t’i largojnë forcat policore nga zona. Serbia duhet të ulë nivelin e statusin e forcave të armatosura. Ky është reagimi ynë. Mendoj se është e vështirë të mendohet se kjo është hiperbolike në çfarëdo mënyre”, - tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI