Flash

Rruga Thumanë-Vorë-Kashar, 179 milionë lekë për shpronësimin e pronarëve

Lapsi.al 31 May 2023
Rruga Thumanë-Vorë-Kashar, 179 milionë lekë për

Këshilli i Ministrave miratoi fondin prej 179 milionë lekësh për shpronësimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimi i aksit rrugor Thumanë – Vorë – Kashar.

Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë.

Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 179 008 557.70 lekësh, përballohet nga llogaria “Fondi i shpronësimeve” në Bankën e Shqipërisë.

Pronarët e pasurive të paluajtshme kompensohen pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.

Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga kontrata e koncesionit/partneritetit publik privat, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, shoqërisë “Gener 2”, sh.p.k, dhe shoqërisë “G2 Infra”, sh.p.k.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Krujë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar dhe regjistrimin e kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi, në favor të shtetit.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi, në favor të shtetit.

Të këshilluara

Mat, mbytet një person te “Ura e Zogut”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar te “Ura e Zogut” në lumin Mat, ku një person është mbytur dhe ka ndërruar jetë. Mësohet se për nxjerrjen e trupit të pa...

18:51

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI