Flash

Ujësjellësi në Durrës: Sot edhe nesër do të ketë probleme me furnizimin

Lapsi.al 31 May 2023
Ujësjellësi në Durrës: Sot edhe nesër do të

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës (SHRUKD) njofton abonentët se gjatë ditës së sotme dhe të nesërme mund të ketë probleme në furnizimin me ujë të lagjeve të qytetit si dhe zonën e fshatrave.

Në dy stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot nuk do të ketë energji elektrike, pasi OST do të kryejë remonin e linjës 110 kilovolt.

Stakimi i energjisë në këto dy stacione fillon nga ora 09.00 e ditës së sotme deri në orën 17.00. Për këtë arsye mund të ketë çrregullime në grafikun e furnizimit me ujë të zonës së shërbimit. SHRUKD kërkon mirëkuptimin e abonentëve për këtë situatë të përkohshme.

Të këshilluara

Kryebashkiaku i Ersekës thirret në SPAK

Kryebashkiaku i Ersekës Erjon Isaj, është paraqitur paraditen e sotme pranë strukturës antikorrupsion. Burime bëjnë me dije se Isai është thirrur të japë shp...

12:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI