Flash

Elon Musk rikthehet në pozicionin e njeriut më të pasur në botë

Lapsi.al 1 June 2023
Elon Musk rikthehet në pozicionin e njeriut më të pasur në

Elon Musk ka rifituar pozicionin e tij si personi më i pasur në botë, kjo sipas një raporti të Bloomberg mbi miliarderët.

Raporti thekson se vlera e pasurisë të CEO-s së Teslas, Elon Musk tani është rreth 192 miliardë dollarë, krahasuar me 187 miliardë dollarë të CEO të LVMH, Bernard Arnault.Të dy këta persona kanë qenë në ‘garë për të rrëmbyer fronin’ lidhur me pasurinë, ku së fundmi Musk është shpallur edhe si personi më i pasur në botë, raporton CNN.

Pasuria e Musk është rritur së fundmi si pasojë e shitjeve që lidhen drejtpërdrejt me ato të Tesla, prodhuesit të automjeteve elektrike. Pasuria e tij më e madhe janë aksionet e kompanisë, nga të cilat ai zotëron rreth 13%, sipas Bloomberg.

Përveç Tesla-s, Musk është gjithashtu CEO i SpaceX, firma e eksplorimit të hapësirës dhe pronar i rrjetit social Twitter.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI