Flash

Krasniqi: Kurti s’mund të flasë për 2 kryetarët e PDK në veri

Lapsi.al 1 June 2023
Krasniqi: Kurti s’mund të flasë për 2 kryetarët e PDK

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se veprimi i kryeministri Albin Kurti në veri ka qenë veprim i izoluar dhe pa konsultuar. Krasniqi në një lidhje drektë në Tv Klan ka akuzuar Kurti për situatën që po ndodh në veri të Kosovës.

“Nuk është ndonjë befasi sepse ajo që ka definuar z.Kurti në çdo hap të trajektoret së tij politike, ka qenë një veprim i izoluar pa konsultuar. Nuk befasohem që ai nuk konsultohet me z.Rama apo me z.Grubi sepse ai nuk është konsultar as me partnerët kryesorë të Kosovës.

Z.Kurti nuk ka legjitimitet që të shkatërrojë raportet e Kosovës me partnerët ndërkombëtar. Prandaj nuk mund të fshihet pas numrave sepse në jetën e përditshme ka një dështim drastik, në ekonomi, arsim. Veprimet e fundit kanë tejkaluar çdo limit përkundër që nuk janë të reja” - tha ai.

Krasniqi ka folur edhe për kryetarët e Zubin Potokut dhe Zveçanit, të cilët janë nga radhët e partisë së tij, ku ka thënë se ata janë duke e ushtruar detyrën e tyre në ambiente të tjera.

“Kryetarët e PDK në Zubin Potok dhe Zveçan, duke pasur parasysh përshkallëzimin e situatës, kanë vazhduar punën në zyra të tjera komunale por jo në zyrat e qytetit” - tha ai.

Duke folur për situatën në veri të vendit, Krasniqi ka thënë se Kurti nuk mund të flasë në emër të dy kryetarëve që janë nga PDK-ja.

“Ka një mënyrë që duhet të respektohen ligjet për të pasur zgjedhje të reja. Shpallja e zgjedhjeve ka qenë pasojë e gabimeve të Albin Kurtit, shtyrja ka qenë antikushtetuese. Albin Kurti nuk mund të flasë në emër të dy kryetarëve që vijnë nga radhët e PDK-së” – ka thënë Krasniqi ndër të tjera. 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI