Flash

Kurti telefonon Erdoganin: Dhuna në veri nga milicia serbe

Lapsi.al 1 June 2023
Kurti telefonon Erdoganin: Dhuna në veri nga milicia serbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se e ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, me të cilin ka diskutuar edhe për situatën e tensionuar në veri.

Kurti shkroi në Twitter se Erdoganit i ka përcjellë edhe shqetësimet e tij rreth sulmeve të “milicisë së dhunshme serbe” ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe mediave. Gjithashtu, Kurti ka bërë të ditur se Erdoganin e ka uruar për rizgjedhjen president në zgjedhjet e fundit që u mbajtën në Turqi

“Në një telefonatë me Presidentin Erdogan e urova për rizgjedhjen presidentit dhe diskutova marrëdhëniet tona bilaterale dhe ngjarjet aktuale. I përcolla shqetësimin e tij për dhunën e milicisë së dhunshme serbe kundër Policisë, KFOR-it dhe mediave. Në Republikën tonë, pushteti mund të merret vetëm me vote – asnjëherë me dhunë” - ka shkruar Kurti. /LAPSI.al

https://twitter.com/albinkurti/status/1664017759137669121?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1664017759137669121%7Ctwgr%5E8b4e3f6dee5ea634c70540b79e43c6431c3da777%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fkurti-ne-telefon-me-erdoganin-i-shpreha-shqetesimin-tim-per-dhunen-e-milicise-serbe%2F

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI