Flash

Shkojnë të kapin personin që theu masën e sigurisë, dhunohen 2 policë

Lapsi.al 1 June 2023
Shkojnë të kapin personin që theu masën e sigurisë,

Dhunohen dy oficerë të policisë së Sarandës të cilët tentuan të kapnin një person që kishte thyer masën e sigurisë. Ngjarja ndodhi pasditen e së mërkurës.

Oficerët e policisë kanë pikasur 23-vjeçarin Perikli Naçi jashtë banesës së tij. Ndaj Naçit gjykata e Gjirokastrës kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Në 16 prill ai ishte kapur nga policia jashtë banesës, por sërish Gjykata e Sarandës kishte vendosur masën “Arrest në shtëpi”.

Pasditen e djeshme ai është pikasur sërish nga policia jashtë banesës. Në tentativë për ta ndaluar, Naçi së bashku me shtetas të tjerë ka goditur punonjësit e policisë, duke iu shkaktuar dëmtime fizike për të cilat kanë marrë mjekim në spitalin “Petro Nako” të Sarandës. Forca të shumta të policisë kanë shoqëruar të dyshuarin bashkë me disa persona të tjerë në Komisariatin e Sarandës ku po kryhen veprimet hetimore.

Të këshilluara

Osmani: S’kam plan të takohem me Vuçiçin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në margjinat e samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ka thënë se Serbia vazhdimisht ka shërbyer si satelit...

10:58

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI