Flash

VIDEO/ Presidenti Biden rrëzohet keq në skenë

Lapsi.al 1 June 2023
VIDEO/ Presidenti Biden rrëzohet keq në skenë

Presidenti amerikan Joe Biden ka rënë në skenë teksa shpërndante diplomat në Akademinë e Forcave Ajrore në Kolorado. Komandanti i përgjithshëm i forcave amerikane u pengua dhe ra në gjunjë. Më pas u ngrit përsëri në një incident që ngjalli shumë shqetësim për moshën e tij.

82-vjeçari është presidenti më i vjetër i SHBA që kërkon një mandat të dytë. Ai u ndihmua nga zyrtarë të Forcave Ajrore kur u rrëzua në tokë. Presidenti më pas u largua pa ndihmë. Ai tregoi një thes me rërë në skenë mbi të cilin u duk se u përplas.

Biden ra nga shkallët teksa hipte në avionin Air Force One vitin e kaluar dhe më pas u rrëzua me biçikletë pranë shtëpisë së tij në plazh në Delaware. Ai nuk u lëndua në asnjërën nga incidentet.

Një reporter që udhëtonte me presidentin në Kolorado tha se Biden po kthehej në vendin e tij kur ra. Ai u duk se u pengua në një qese rëre të zezë në skenë. Biden u pengua edhe kur vizitonte faltoren Itsukushima në Hiroshima të Japonisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Lushnje, dy të plagosur

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në aksin Lushnje-Rrogozhinë, pranë rotondos së Plugut, ku një automjet tip “Volksëagen Lupo” ka dalë nga rruga dhe k...

18:02

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI