Flash

Aksidentoi 38-vjeçarin e u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet drejtuesi i mjetit në Kurbin

Lapsi.al 2 June 2023
Aksidentoi 38-vjeçarin e u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 35-vjeçar i cili akuzohet se ka aksidentuar për vdekje një shtetas. I arrestuari është shtetasi Sokrat Rajta, i cili përplasi Anton Curakaj dhe u largua menjëherë nga vendi i aksidentit.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në aksin rrugor Fushë Mamurras – Adriatik, në vendin e quajtur “Presa e Bamit”, nga një mjet në lëvizje i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, është aksidentuar 38-vjeçari, banues në Adriatik, që po lëvizte me biçikletë.

Njoftimin e policisë:

“Aksidentoi para dy ditësh, një 38- vjeçar, me pasojë vdekjen, dhe u largua menjëherë nga vendi i aksidentit, identifikohet dhe arrestohet drejtuesi i automjetit.

Me datë 31.05.2023, në aksin rrugor Fushë Mamurras – Adriatik, në vendin e quajtur “Presa e Bamit”, nga një mjet në lëvizje i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, është aksidentuar shtetasi Anton Curakaj, 38 vjeç, banues në Adriatik, që po lëvizte me biçikletë.

38- vjecari është gjetur nga kalimtarët dhe më pas është transportuar në spital, por si pasojë e lëndimeve të rënda fizike të marra, ka ndërruar jetë. Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale intensive të kryera nga shërbimet e policisë rrugore në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin, 35 vjeç, banues në Kurbin. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip “Benz” që drejtonte 35 vjeçari në momentin e aksidentit

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit””.

Të këshilluara

Arsyeja/ Flamur Noka sërish në SPAK

Deputeti Flamur Noka është paraqitur sot pranë SPAK në lidhje me kallëzimet e “Rithemelimit” sa i takon zgjedhjeve të 14 majit. Noka është thirrur sot në SPA...

10:39

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI