Flash

Basha: Lirimi i Saimir Tahirit, goditje e rëndë për drejtësinë

Lapsi.al 2 June 2023
Basha: Lirimi i Saimir Tahirit, goditje e rëndë për

Ish- kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar sot turin e takimeve me të rinj në kryeqytet.

Mes të tjerash ai foli edhe në lidhje me lirimin e ish-ministrit Saimir Tahiri, vendim i marrë sot nga Gjykata e Elbasanit.

Ai u shpreh se një vendim i tillë ishte një goditje e rëndë për drejtësinë, ndërkohë që ka shtuar se është i nevojshëm një vetting në politikë.

Kjo sipas tij do të hidhte dritë mbi pasuritë e politikanëve dhe familjarëve të tyre, ndërsa shtoi se do të tregonte edhe se “kush është peng i kujt”.

“U lirua ndërsa vijon çështja e SPAK për grup të strukturuar kriminal. Goditje e rëndë për drejtësinë dhe besimin e të rinjve në drejtësi. Vettingu i politikanëve do të thotë që ata të jenë subjekt i i një kontrolli të plotë të pasurisë së tyre dhe familjarëve. Që të kuptohet kush është i korruptuar dhe kush është peng tek kush.

Vettingu i politikanëve dhe listat e hapura shkojnë krah njëra-tjetrës”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI