Flash

I shpallur në kërkim për transport emigrantësh, vihet në pranga 36-vjeçari në Gjirokastër

Lapsi.al 2 June 2023
I shpallur në kërkim për transport emigrantësh, vihet

Arrestohet një 36 vjeçar i shpallur në kërkim për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. I riu në mars tentoi të transportonte me automjet, kundrejt pagesës, një shtetas të huaj, që ai të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kapet dhe vihet në pranga një 36-vjeçar i shpallur në kërkim për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Në muajin mars, 36-vjeçari tentoi të transportonte me automjet, kundrejt pagesës, një shtetas të huaj, që ai të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në infromacionet e siguruara nga inteligjenca informative, në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 5, Tiranë, kapën dhe ndaluan shtetasit R. M., 36 vjeç, banues në Tiranë.

36-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 20.03.2023, në vendin e quajtur "Ura e Kardhiqit", pas shenjës nga Policia, për ndalimin e automjetit, ai është larguar dhe më pas ka braktisur automjetin me të cilin po transportonte një shtetas të huaj, kundrejt pagesës, me qëllim që ta ndihmonte për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI