Flash

Aksidenti në Rrëshen/ Shtatë persona të plagosur, 3 prej tyre drejt Traumës

Lapsi.al 3 June 2023
Aksidenti në Rrëshen/ Shtatë persona të plagosur, 3 prej

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit, në zonën e Rrëshenit. Dy automjete njëri tip 'Audi' dhe një tjetër tip ‘BMW’ janë përplasur.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur 7 persona mes tyre 3 vajza të mitura. Dy persona të tjerë kanë mbetur të bllokuar në automjetet e aksidentuara, teksa forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për t’i nxjerrë. Katër prej të plagosurve ndodhen në spitalin rajonal të Rrëshenit. 3 të tjerë janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkohë, grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI