Flash

BE kërkoi zgjedhje të reja në veri të Kosovës, Rama mbështet qëndrimin e Borrell

Lapsi.al 3 June 2023
BE kërkoi zgjedhje të reja në veri të Kosovës, Rama

Kryeministri Edi Rama ka mbështetur thirrjen e BE-së, e cila i kërkoi Kosovës të shpallë zgjedhje të reja në katër komunat e veriut, që banohen me shumicë serbe. Shefi i qeverisë tha se kjo thirrje nuk mund të ishte më e qartë se kaq dhe se veprimet e palës kosovare dhe asaj serbe “nuk mund të ishte më vetëshkakuese dhe më pak evropiane”.

Ai e konsideroi praninë e policisë në mbrojtje të ndërtesave bosh si një lëvizje absurde dhe gjithashtu edhe një veprim aspak evropian vendosjen e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën.

“BE-ja nuk mund të ishte më e qartë! Vazhdimi i këtij mosplani absurd duke vendosur policinë për të mbrojtur ndërtesat boshe në të cilat zyrtarët e zgjedhur nuk mund të hyjnë, dhe nga ana tjetër, vendosja e trupave të ushtrisë për të kënduar në kufirin e një vendi tjetër nuk mund të ishte më vetëshkakuese dhe më pak evropiane”- shkruan Rama.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI