Flash

Pasuri të vëna nga krimi, 13 mln euro asete të sekuestruara në Vlorë

Lapsi.al 3 June 2023
Pasuri të vëna nga krimi, 13 mln euro asete të sekuestruara

Prokuroria Vlorë sekuestron 13 milionë euro asete në një vit, teksa janë dërguar për gjykim 7 procedime penale me 8 të pandehur.

Lufta kundër pastrimit të parave dhe goditja e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë, është në fokus të punës së Prokurorive të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Vetëm gjatë vitit të fundit, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, janë sekuestruar pasuri në vlerën 13 milionë euro.

Sipas të dhënave, shuma totale vjen nga sekuestrot preventive të vendosura mbi 33 pasuri të paluajtshme në total në vitin 2022. Pasuritë e sekuestruara janë kryesisht prona të paluajtshme, apartamente, toka, ullishte, dyqane si dhe llogari bankare.

Në lidhje me veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, për vitin 2022 rezulton të jenë regjistruar 32 procedime penale dhe 21 hetime pasurore.

Ndërsa janë dërguar për gjykim 7 procedime penale me 8 të pandehur.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI