Flash

Basha: Berisha është shqetësuar nga dalja ime

Lapsi.al 4 June 2023
Basha: Berisha është shqetësuar nga dalja ime

Në takimin e zhvilluar në Kamëz, ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u pyet lidhur me akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha. Basha tha se janë të shqetësuar nga dalja e tij dhe kërkesat kryesore të tij për vettingun politik, listat e hapura si edhe kufizimin e mandatit të kryeministrit.

“Nuk është shqetësuar vetëm ai nga dalja, por shumë të tjerë. E kanë monopulizuar debatin publik dhe duan të dalin vetëm ata të tre dhe kukullat e tyre. Unë kam vetëm pak ditë që flas për të gjitha problemet dhe thelbi është që vendimmarrja t’i kalojë qytetarëve. Këta duan monopol mbi politikën, median , ekonominë dhe duan që Shqipëria të mbetet i atyre të treve, siç ka qenë për mbi 30 vite. Por më 14 maj shumica i ka kthyer kurrizin treshes, dhe kjo i ka shqetësuar, tani duhet t’i japim zë shumicës së shqiptarëve. Ky është angazhimi im dhe për këtë kam dalë të flas me qytetarët, për listat e hapura sepse vendosni ju, vettingu politik u djeg sepse duan të shajnë pa shkuar më tej, pa hapur letra. Të hapim letrat dhe të tregojmë pasurinë e çdo politikani, le ta fillojnë me mua dhe jo me ata të tre. Le ta fillojmë me mua dhe rrethin tim familjar dhe të atyre dhe të shohim a i justifikojnë apo jo. Ky është Vettingu i politikanëve. Këtë se duan sepse duan të baltosin dhe të godasin këdo që trazon , apo futet dikush tjetër që nuk nda agjendën e tyre. Por unë jua përsëris: A janë për vettingun politik, listat e hapura , për kufizimin e mandatit të kryeministrit, po apo jo? Sa për avazin e vjetër, po mundohet të heqë vëmendjen nga përgjegjësia për humbjen e 14 majit me sulmet ndaj meje." 

Basha deklaroi se politika e vjetër, luan lojën e saj dhe se nuk është e angazhuar t’u shërbejë qytetarëve, por synon vetëm pushtetin.

“Ulni thikat, ai që i ngriti i pari. E kemi kundërshtarin politik të ulur këmbëkryq në familjet tonë. Rama vjen dhe hedh valle me ndihmën e atij që nxiti këtë luftë brenda nesh”, tha Basha.

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI