Flash

I thyhen xhamat e makinës kandidates së PD-së për këshillin Bashkiak, Alida Haxhia

Lapsi.al 5 June 2023
I thyhen xhamat e makinës kandidates së PD-së për

Automjeti i anëtares së këshillit bashkiak Shkodër, Alida Haxhia është dëmtuar gjatë natës. Mësohet se makina e saj ishte e parkuar poshtë pallatit, në të cilin ajo banon. Persona ende të paidentifikuar i kanë thyer xhamat e pasmë, ndërsa më pas janë larguar. Haxhia tha se nuk ka konflikt me askënd dhe nuk e di kush e ka bërë.

“Kam një biznes privat në qytetin e Shkodrës, gjithashtu operoj edhe në pjesën e politikës shkodrane. Mbrëmë rreth orës 10 të darkës, kam parkuar makinën time me targa të huaja dhe sot në mëngjes pashë makinën time të masakruar. Një dyshim timin personal e kam. Nuk e di ca ka ndodhur, problemi ka qenë gjatë periudhës së natës. Policia pas dy orëve ka ardhur në vendngjarje. S’kam asnjë konflikt. Kërkoj që Policia e shtetit të marrë masa."

Denoncimi në polici është bërë nga pronarja e mjetit, e cila ka njoftuar policinë direkt pasi ka parë mjetin e dëmtuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb: Mbeten masat ajrore të paqëndrueshme në Ballkanin Perëndimor duke diktuar kushtet e motit edhe në Shqipëri. Për pasojë, orët e paradites do të j...

07:27

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI