Flash

Tensionet në veri të Kosovës, Escobar e Lajçak takohen sot me Vuçiç-in

Lapsi.al 5 June 2023
Tensionet në veri të Kosovës, Escobar e Lajçak takohen sot

Emisarët e SHBA-së dhe BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, pritet që sot dhe nesër të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin. Kjo vizitë vjen në një kohë kur situata në veri të Kosovës është tensionuar. Serbët vijojnë të mos i pranojnë kryetarët shqiptar të zgjedhur në tri komunat në veri. Ata pritet të nxisin palët të ndërmarrin hapa për të shtensionuar situatën në veri.

Escobar dhe Lajçak do të zhvillojnë sot një takim ‘kokë më kokë’ me Vuçiç. Një ditë më pas, të martën Escobar dhe Lajçak do të mbërrijnë në Prishtinë dhe do të priten nga kryeministri Albin Kurti.

Situata në veri të Kosovës është ende e tensionuar. Që prej 29 majit serbët vijojnë protestat para ndërtesave komunale. Ditën e sotme gjendja është e qetë në komunat në veri, me një numër të paktë protestuesish.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb: Mbeten masat ajrore të paqëndrueshme në Ballkanin Perëndimor duke diktuar kushtet e motit edhe në Shqipëri. Për pasojë, orët e paradites do të j...

07:27

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI