Flash

KAS hap sot kutitë e bashkisë së Belshit

Lapsi.al 6 June 2023
KAS hap sot kutitë e bashkisë së Belshit

Ashtu siç u vendos dje nga KAS, ditën e sotme në KQZ do të hapen kutitë e votimit për bashkinë e Belshit.

Përfaqësuesit ligjor të “Bashkë Fitojmë” depozituan dje në KAS disa pretendime lidhur me procesin e votimit dhe numërimit për këtë bashki, ndërsa theksojnë se rreth 60 fletë votimi rezultojnë se janë konsideruar të vlefshme, ndërkohë që shënimet kanë qenë ndryshe nga ato që lejohen nga KQZ.

Ata thanë dje se disa janë shënuar me pikëpyetje, e disa të tjera janë shkarravitur, ndërkohë që pasi janë shpallur të vlefshme i kanë kaluar si vota PS.

Si provë kontestuese për rezultatin përfaqësuesit e ‘Bashkë Fitojmë’ depozituan dhe një video ku sipas tyre rezultojnë se në kuti ka dy fletë votimi më shumë sesa shkruhet në procesverbal.

Të këshilluara

KFOR-i heq telat me gjemba në Zveçan

Pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë hequr një pjesë të telave me gjemba që i ka vendosur ditë më parë, për të rritur sigurinë. Telat gjembo...

13:22

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI