Flash

Kurti: Të ndalen menjëherë sulmet e grupeve kriminale në veri

Lapsi.al 6 June 2023
Kurti: Të ndalen menjëherë sulmet e grupeve kriminale në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit të mbrëmshëm me të dërguarit zyrtar evropianë dhe amerikanë Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar, ka thënë se rruga përpara është ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga ekstremistët dhe grupet kriminale serbe për të vijuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Në takimin me Escobar dhe Lajçak shpreha angazhimin tim të parezervë për de-përshkallëzimin. Hapat thelbësorë përpara janë një fund i menjëhershëm i sulmeve ndaj forcave të sigurisë nga ekstremistët e dhunshëm dhe grupet kriminale dhe roli për të siguruar fushatë dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.”, shkroi ai.

Në bisedimet me Kurtin, Escobar dhe Lajçak propozuan tri kërkesa: zgjedhje të reja, qetësim të situatës dhe rikthim te dialogu me Serbinë. “I pari është deskalimi i situatës në terren në tri komunat veriore, pastaj zgjedhje të shpejta në këto komuna si dhe rikthimi në dialog.”, deklaroi Lajçak.

Të këshilluara

KAS hap sot kutitë e bashkisë së Belshit

Ashtu siç u vendos dje nga KAS, ditën e sotme në KQZ do të hapen kutitë e votimit për bashkinë e Belshit. Përfaqësuesit ligjor të “Bashkë Fitojmë” depozituan...

07:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI