Flash

Dua Lipa: Do doja një emër më normal dhe më anglez

Lapsi.al 7 June 2023
Dua Lipa: Do doja një emër më normal dhe më anglez

Dua Lipa ka dhënë një intervistë për BBC, ku ndër tjera ka folur për emrin e saj i cili vjen nga gjuha shqipe.

Ajo në këtë intervistë u shpreh se gjatë fëmijërisë së saj ka dashur që emri i saj të ishte Hannah, sepse sipas saj ky emër ishte më “normal” dhe më “anglez”.

“Njerëzit më pyesnin për origjinën e emrit tim. Jam shumë krenare për të, por kur isha e re, doja që emri im të ishte Hannah, më “normal” dhe më “anglez””.

Ajo tha se kur ishte e vogël, është ndjerë gjithmonë paksa e përjashtuar nga të tjerët. Por, tashmë duket se Dua i ka kaluar vështirësit që i ka pasur gjatë fëmijërisë dhe po shijon sukseset e saj.

Kujtojmë se së fundmi ajo konfirmoi lidhjen e saj me 41-vjeçarin, Romain Gavras.

Të këshilluara

Princ Harry: Mediat dëmtuan lidhjet e mia

Princ Harry bëri histori të martën, duke u bërë anëtari i parë i familjes mbretërore që dëshmoi në gjykatë në më shumë se një shekull. Duka  i Sussex-it lësh...

16:05

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI