Flash

Përfundon pas 3 orësh operacioni i Papa Franceskut

Lapsi.al 7 June 2023
Përfundon pas 3 orësh operacioni i Papa Franceskut

Operacioni 3-orësh të cilit iu nënshtrua Papa Françesku përfundoi pa komplikime në poliklinikën Gemelli të Romës. Sipas ANSA, Ati i Shenjtë u kthye në dhomën e tij në katin e 10-të. Operacionin e kreu kirurgu Sergio Alfieri. Papa tani do të qëndrojë në spital për disa ditë për t'u rikuperuar. Vatikani shpjegoi se Bergoglio iu nënshtrua nën anestezi të përgjithshme një laparotomie dhe një operacioni plastik të murit të barkut i njohur ndryshe edhe si hernie.

“Operacioni u organizua ditët e fundit nga ekipi mjekësor në ndihmë të Atit të Shenjtë. Ai u bë i domosdoshëm për shkak të një hernie të infektuar që po i shkaktonte dhimbje të vazhdueshme. Shtrimi në institucionin shëndetësor do të zgjasë disa ditë për të lejuar ecurinë normale pas operacionit dhe rikuperimin e plotë”, - shpjegoi drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni.

“Patologjia për të cilën u operua Papa “është beninje dhe nuk do të lërë gjurmë”. Shtrimi në spital "do të jetë nga 5 deri në shtatë ditë, ai është 86 vjeç dhe tashmë ka bërë 4 operacione. Na jepni disa ditë", - tha kirurgu Sergio Alfieri.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI