Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Së shpejti AI chatbot në Instagram

Lapsi.al 7 June 2023
Së shpejti AI chatbot në Instagram

Instagram po punon në një chatbotAI me 30 personalitete të ndryshme me të cilët përdoruesit mund të ndërveprojnë, sipas Independent.

Studiuesi i aplikacioneve Alessandro Paluzzi ndau pamjet e ekranit të veçorisë "Chat me një AI", duke zbuluar detaje të një agjenti të inteligjencës artificiale të ngjashme me ChatGPT.

Ai u ofron përdoruesve mundësinë për të bërë pyetje dhe për të kërkuar këshilla, si dhe një mjet ndihmës  për shkrimin e mesazheve. "Sillni inteligjencën artificiale në bisedat tuaja për një përvojë më argëtuese dhe tërheqëse", thuhet në imazhet e zbuluara të funksionit "Bisedë me një AI". "Bisedoni me 30 personalitete të AI dhe gjeni cili prej tyre ju pëlqen më shumë."

Nuk është ende e qartë se kur Instagram planifikon të lëshojë chatbotin e AI. Në shkurt, Snapchat zbuloi chatbotin e tij "My AI", i cili mundësohet nga teknologjia ChatGPT e OpenAI. Mjeti mund të përdoret për t'i "përgjigjur një pyetjeje, për të ofruar këshilla për dhuratën e përsosur për ditëlindjen e mikes suaj, për të ndihmuar në planifikimin e një udhëtimi ecjeje për një fundjavë të gjatë ose për të sugjeruar se çfarë të bëni për darkë", sipas Snapchat.

Ajo u prit me skepticizëm nga disa përdorues, të cilët raportuan në mediat sociale se nuk ndjeheshin rehat të ndajnë të dhënat e tyre me chatbotin e AI. "Unë dua që të zhduket, hiqeni atë," shkroi një përdorues në përgjigje të tweet-it të Snapchat në lidhje me veçorinë, ndërsa një tjetër pyeti: "A mund të kemi opsionin për ta fshirë atë".TikTok po teston gjithashtu një chatbot brenda aplikacionit të quajtur Tako, i cili ka parë një paraqitje të kufizuar në disa vende të zgjedhura si Filipinet./Lapsi.al

Të këshilluara

Apple njofton përditësimin e ri për iPhone

Apple ka njoftuar përditësimin e saj të ri  për iPhone. Publikimi i ri, iOS 17, sjell veçori  si dhe mënyra krejtësisht të reja të përdorimit të iPhone, në f...

17:00

Tiktok padit Montana pas ndalimit

TikTok ka ngritur një padi duke sfiduar ndalimin e shpallur së fundmi nga Montana të aplikacionit për ndarjen e videove. Firma e mediave sociale argumentoi s...

13:55

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI