Flash

Si ra në "grackën" e policisë greke shqiptari që drejtonte kartelin e drogës

Lapsi.al 7 June 2023
Si ra në "grackën" e policisë greke shqiptari që

Dalin detaje tw reja pwr arrestimin e 52 vjeçarit nga Saranda, Thanas Bako alias Athanasios Bako, i cili përmes një kompanie “Real Estate” pastronte paratë e trafikantëve të kokainës në Holandë e Belgjikë.

Sipas informacioneve më të fundit të siguruara nga grupi hetimor, rreth 6 muaj më parë autoritetet holandeze kanë zbuluar në aplikacionet e komunikimit të një grupi trafikantësh kokaine, një kontakt me 3 gërma, i cili kryente pastrimin e parave.

Ky kontakt përdorte një metodë alternative të transferimit të parave, me ndërmjetësimin e personave, si sistemi hawala, dhe mënyra tjetër e trajtimit ishte me një "korrier" cashi për të mbledhur dhe dorëzuar paratë, i cili çdo ditë e informonte atë për "bilancin” e arkëtimeve dhe pagesave.

Policia holandeze i kreu këto hetime në kuadër të operacionit të koduar “Klaver”, duke arritur të zbulojë se pas kontaktit me 3 gërma fshihej emri i Thanas Bako alias Athanasios Bako, 52 vjeç me shtetësi shqiptare e kombësi greke, lindur në Sarandë, Shqipëri dhe banues në Glifadha, Greqi. Në bazë të komunikimeve në aplikacionet Encrochat, Sky ECC dhe Anom, u zbulua veprimtaria e Bakos në periudhën Qershor 2020 - Maj 2021, ku përllogaritet të jenë qarkulluar rreth 250 milionë euro. Policia greke, e cila ka nisur gjithashtu hetim ndaj Bakos, ka zbuluar se kompania e tij Real Estate, në të cilën Bako zotëron 99 % të aksioneve, ka në pronësi të paktën 13 apartamente në zonën e Dafnit dhe Ilioupolit. Kontrollet në banesë i zbuluar valuta të 9 llojeve të ndryshme me vlerë në total rreth 16.000 euro ndërsa i janë zbuluar llogari bankare në vlerën rreth 70 mijë euro. Në banesë gjithashtu ju sekuestruan edhe 2 ora luksoze me vlerë rreth 100 mijë euro.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI