Flash

Bardhi-Alibeajt: S’jam emocional, qëndrimi im është parimor

Lapsi.al 8 June 2023
Bardhi-Alibeajt: S’jam emocional, qëndrimi im është parimor

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas deklaratës së Enkelejd Alibeajt se qëndrimi që ai mbajti me braktisjen e mbledhjes së Kryesisë është emocional.

Përmes një deklarate për shtyp, Bardhi i konsideroi qëndrimet e veta parimore, duke dënuar dhunën verbale të militantëtve të Bashës ndaj deputetëve e gazetarëve.

“Të dhunosh verbalisht, të shantazhosh apo të fyesh deputetët të Kuvendit, anëtarë të PD, të Kryesisë sepse kanë mendim ndryshe, është një sjellje prej grupimi paramilitar, jo sjelle një parti demokratike.

S’ka qenë emocional, edhe pse qëndrimet emocionale kur janë të vërteta s’ka asgjë të keqe. Qëndrimi im ka qenë parimor, kam dënuar dhunën verbale për shkak të një qëndrimi ndryshe, kur është kryer nga zoti Berisha, do dënoj dhunën verbale, shantazhet, dhunën ndaj gazetarëve edhe kur vijën nga anëtarë të PD apo jo anëtarë, të cilët deri në këtë moment kanë menduar njësoj si unë.

Unë nuk asistoj veprime të ndryshëm për faktin se ata ndodhen një palë brenda PD”, tha Bardhi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI