Flash

Ironia e Lubonjës: Kryetarin e PD-së mund ta vendosë Rama

Lapsi.al 8 June 2023
Ironia e Lubonjës: Kryetarin e PD-së mund ta vendosë Rama

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka komentuar situatën në Partinë Demokratike. Ai u shpreh se ndarja e partisë në 3 pjesë tashmë i intereson personave që sundojnë vendin, të cilët janë me filozofinë “përça e sundo”.

Lubonja thotë se konflikti brenda PD-së i ngjan më shumë një sherri lagjeje se sa një konflikt brenda një partie të madhe të opozitës. Ai u shpreh me ironi se shkaku i konfliktit, pra zgjedha e kryetari të ri, mund të zgjidhet edhe nga vetë kryeministri Edi Rama.

“Dëgjova dy nga pjesëtarët që ka ndodhur një ngjarje e rëndësishme veç kësaj, ajo e Vangjushit. Ka ndodhur edhe një ngjarje edhe më e rëndësishme se kjo që po flisni ju, në nivel ballkanik, që kryeministri ynë ka vendosur që të vendosë gjithçka që ndodh këtu pa pyetur askënd, por ka vendosur edhe çdo bëhet edhe në Kosovë. Për të ç’tensionuar situatën them pse lodheni kot, sepse ai mund ta vendosë edhe kreun e PD.

E thashë me ironi, por mund të ketë një të vërtetë brenda. Propozimet, kishte një platformë që duhet të zgjidhte shpejt kryetarin që nënkupton Bashën, dhe një platformë tjetër që nuk është dakord. Kryetari që do zgjidhej nga 17 që donin, dha shembullin më të keq kur u përça parti, tha unë e bëj. E shoh me shumë indiferentizëm dhe nuk shoh se do dalë gjë nga kjo punë. Kjo parti, që është në pikëpyetje se cila parti, se ka pjesë që kanë më shumë armiqësi me njëri tjetrin se sa me Ramën.

Ky vendim që u mor, duhet të kuptojmë kush fshihet pas tij. Nëse është kthimi i Lulzim Bashës, mendoj që përçarja do të vijojë se është figura më e kontestuar nga pala tjetër. Nuk bëhet fjalë për bashkim me palën tjetër. Nuk mendoj se do jetë pozitiv për PD e madhe dhe këta të vegjlit.

Pashë një studim që kishte bërë një projeksion për 2025, se si mund të dalë rezultati i Parlamentareve nisur edhe nga ndarja e opozitës. Askush nuk mendon që mund të investojë më në këto parti. Kjo situatë më duket si një sherr lagjeje jo sikur kemi të bëjmë me një parti të madhe opozitare. Dhe kjo është në interes të atyre që sundojnë. Ndarja në tre pjesë e bën ende më të dobët PD-në” - tha Lubonja në emisionin "Open në News 24. /BW

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI