Flash

Merr flakë mjeti në bulevardin "Gjergj Fishta" në Tiranë

Lapsi.al 8 June 2023
Merr flakë mjeti në bulevardin "Gjergj Fishta" në

Mbrëmjen e djeshme një makinë është djegur në Tiranë. Mendohet se shkaktar ka qenë një defekt i makinës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:55, në bulevardin "Gjergj Fishta". Mësohet se ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht automjeti i drejtuar nga personi me inicialet G. Sh.

Policia e Tiranës njofton se si pasojë e zjarrit, raportohen vetëm dëme materiale.

Njoftimi nga policia:

"Me datë 07.06.2023, rreth orës 21:55, në bulevardin "Gjergj Fishta", ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht automjeti i shtetasit G. Sh., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit."

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI