Flash

Operacioni antidrogë në Shkodër/ Shpallet në kërkim 65-vjeçarja që kujdesej për bimët narkotike

Lapsi.al 8 June 2023
Operacioni antidrogë në Shkodër/ Shpallet në kërkim

Ka përfunduar faza e pestë e operacionit “Alpet e Pastra” në Shkodër, ku është bërë i mundur asgjesimi i 510 fidanëve dhe 2760 bimë narkotike kanabis.

Në ditën e parë të kësaj faze, u asgjësuan 460 bimë kanabis që u gjetën të kultivuara në fshatin Lotaj, Shalë, ku dronët kanë zbuluar gjithashtu një të moshuare që po kujdesej për bimët e dyshuara narkotike.

Nga verifikimet e kryera u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e 65-vjeçares Age Martinaj.

Ndërsa në ditën e dytë të kësaj faze, u asgjësuan 2300 bimë kanabis, që u gjetën të kultivuara në territorin e fshatit Pepaj, Shosh, si dhe 510 fidanë të mbjellë në kubikë.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për datën 8 qershor

Këtë të enjte tregu i këmbimi valutor vijon të reflektojë mungesë rritjeje te monedhat e huaja. Një dollar amerikan do të blihet me 99 lekë dhe do të shitet me ...

08:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI