Flash

Mot i paqëndrueshëm: Vranësira dhe temperatura deri ne 31 gradë

Lapsi.al 9 June 2023
Mot i paqëndrueshëm: Vranësira dhe temperatura deri ne 31

Sipas MeteoAlb, prezenca prej disa ditësh e masave ajore me origjinë oqeanike bën që të vijojë ndikimi i motit të paqëndrueshëm në territorin shqiptar. Orët e paradites dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Mesdita dhe pasditja mbizotërohen nga vranësira. Ato, herë pas here, pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu ku më të fokusuara do të jenë në zonat veriore dhe qendrore.

Nuk përjashtohen edhe mundësitë e breshërit në juglindje të territorit. Kjo situatë e paqëndrueshme meteorologjike do të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje. Atëherë  pritet përmirësim i kushteve të motit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 10°C deri në 31°C.Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës do të mbizotërohet në orët e paradites nga kthjellime dhe vranësira konvektive. Herë pas here do të gjenerojnë shira në formë shtrëngate. Problematike situata do të paraqitet në zonat Perëndimore dhe Jugperëndimore nga stuhite e forta të erës dhe rrebeshet e shiut. Duke ju afruar orëve të vona të mbrëmjes do të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë Republikën e Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Përsa i përket, Republikës së MV, ajo vijon nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike në pothuajse gjithë territorin. Vranesirat janë dominante deri në mesdite kur pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe erë te forte. Orët e mbrëmjes dhe nata mbeten në ndikimin e vranësirave, por pritet ndërpreje e reshjeve. Temperaturat e ajrit do të pesojne renie të lehtë.

Europa

Nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, paraqiten; Europa veriore, Gadishulli Iberik si edhe Europa Lindore ku moti i kthjellët dhe temperatura relativisht të larta do të jenë dominante ndërsa si pasojë e një qëndre me presion të ulët atmosferik e zhvilluar prej disa ditësh në detin Adriatik, Gadishulli i Ballkanit do të vijojë me vranësira dhe rrebeshe shiu, herë pas here në formë shtërngate. Po ashtu, Alpet e Evropës si edhe zonat përreth tyre do të dominohet nga vranësira, reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI