Flash

Rama i përgjigjet politikanëve të Kosovës për draftin konfidencial mbi asociacionin

Lapsi.al 9 June 2023
Rama i përgjigjet politikanëve të Kosovës për draftin

Drafti që Rama propozoi për asociacionin e komunave serbe në Kosovë u kalua me indiferencë nga Albin Kurti, ndërsa është refuzuar nga një pjesë e mirë e opinionit në Kosovë. Një pjesë e politikanëve të Kosovës e kanë ironizuar, ndërsa të tjerë kanë kërkuar që Rama të qëndrojë jashtë situatës së krijuar në veri.

Këtyre, Rama iu është përgjigjur në një mesazh në tëitter ku shkruan se frika e atyre që e shajnë dhe akusojnë është se mos humbasin armikun që "u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore".

"Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur!" shkruan Rama.

Ndërkohë, Vuçiç sot kundërshtoi propozimet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe përfshirë atë që bëri kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kryeministri shqiptar Edi Rama, si dhe disa organizata joqeveritare.

“Asnjëri prej tyre nuk ka të drejtë të ketë çfarëdo propozimesh. Propozimin e japin serbët dhe Ekipi Menaxhues i përbërë nga serbët”, tha Vuçiq.

Por për Vuçiçin, Rama nuk ka pasur një mesazh kundërshtues.

https://lapsi.al/2023/06/08/konferenca-e-shtypit-pse-manipuloi-rama-me-asocacionin/

Të këshilluara

Riatdhesohen 50 shqiptarë nga Britania

Në kuadër të marrëveshjes dypalëshe, 50 shqiptarë të tjerë janë riatdhesuar nga Mbretëria e Bashkuar. Lajmi bëhet publik nga Policia e Shtetit, e cila shton se ...

16:48

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI