Flash

Vihen në pranga 11 persona në kryeqytet për vepra të ndryshme penale

Lapsi.al 9 June 2023
Vihen në pranga 11 persona në kryeqytet për vepra të

Policia e Tiranës ka arrestuar disa persona për vepra të ndryshme penale. Është ndaluar shtetasin E. H., 35 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 35-vjeçarit, u gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin K. B., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:

– E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka përndjekur ish të dashurën e tij, për një periudhë të gjatë kohore;

– A. S., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasit:

– A. D., 59 vjeç, i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”;

– Y. L., 65 vjeç, banues në Tiranë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një 28-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin R. M. (V)., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasit:

– F. D., 46 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

– H. F., 35 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit të aparatit të tij celular, shërbimet e Policisë gjetën të hapura faqe që shërbejnë për vënien e basteve sportive.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– Sh. H., 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

– F. P., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI