Flash

Vodhën 4 milionë lekë dhe pajisje në Belsh, në pranga 3 persona

Lapsi.al 9 June 2023
Vodhën 4 milionë lekë dhe pajisje në Belsh, në pranga 3

Tre persona janë arrestuar pasi vodhën disa banesa në Belsh. Policia njofton se këta shtetas, të moshave, 22, 40 dhe 49 vjeç janë autorë të tre vjedhjeve të ndodhura në maj dhe qershor. Ata kanë arritur që të vjedhin rreth 4 000 000 lekë dhe pajisje të ndryshme në banesat që kanë hyrë.

Në njoftimin e policisë thuhet:

"Vodhën në 3 banesa të ndryshme, në Belsh, rreth 4 000 000 lekë të rinj dhe pajisje, kapen dhe arrestohen 3 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik dhe ata të Stacionit të Policisë Belsh, si rezultat i administrimit me përparësi dhe të menjëhershëm të disa kallëzimeve, për vjedhje në banesa, si dhe me mbështetjen e inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Three”.

Si rezultat i operacionit u zbardhën 3 vjedhje për të cilat, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, u kapën dhe u arrestuan shtetasit: A. K., 22 vjeç, banues në Belsh, si dhe E. M., 40 vjeç dhe L. N., 49 vjeç, të dy banues në Lushnjë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjerin, janë autorë të vjedhjeve në 3 banesa të ndryshme, konkretisht:

-Më datë 14.05.2023, kanë vjedhur 2 000 000 lekë të rinj, në banesën e shtetasit E. I.;

-Më datë 07.06.2023, kanë vjedhur 13 000 euro dhe 6 000 dollarë, në banesën e shtetasit O. B.;

-Më datë 01.06.2023, kanë vjedhur dyert dhe dritaret e banesës së shtetasit Y. T.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jënë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme."

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI