Flash

Zbulohet partnerja e re e Bill Murray

Lapsi.al 9 June 2023
Zbulohet partnerja e re e Bill Murray

Së fundmi është zbuluar partnerja e re e Bill Murray. Sipas US Sun, këngëtarja, Kelis është në lidhje me aktorin e "Ghostbusters", 72 vjeç.

Dyshja ndezën thashethemet për romancë pasi Murray pa këngëtaren "Bossy" të performonte në një shfaqje të fundit në festivalin Mighty Hoopla në Londrën e Jugut fundjavën e kaluar. Ai gjithashtu u pa duke e mbështetur atë në disa nga performancat e saj të tjera.

Burime të afërta me çiftin treguan se ata gjithashtu janë parë së bashku në të njëjtin hotel. “Ata janë takuar në Shtetet e Bashkuara më parë, duke i  bërë njerëzit në industri të flasin, dhe tani po takohen në Londër ndërsa të dy janë këtu. Çfarëdo që të jetë ajo që i ka bashkuar, dhe sado e pamundur të duket, ata janë të dy beqarë dhe po argëtohen pavarësisht diferencës mjaft të madhe në moshë."

Romanca e re e supozuar e aktorit  të "Caddyshack" vjen mes akuzave serioze për sjellje të papërshtatshme gjatë xhirimit. Në prill, xhirimet e filmit “Being Mortal” u pezulluan pasi Murray u akuzua se hodhi një tavëll xhami ndaj kolegut të tij Richard Dreyfuss . Ai u akuzua gjithashtu se kishte sjellje të pahijhme me disa gra gjatë xhirimeve për filmin e Aziz Ansarit.

Murray adresoi pretendimet, duke thënë se ai bëri diçka që mendonte se ishte "qesharake".  Bëra diçka që mendoja se ishte qesharake dhe nuk u mor në këtë mënyrë,” tha aktori për CNBC në atë kohë, duke adresuar pretendimet se “sjellja e papërshtatshme” e tij e supozuar ishte ajo që bëri që prodhimi i filmit të pezullohej./Lapsi.al

Të këshilluara

Bryan Cranston: Do largohem nga aktrimi

Bryan Cranston tashmë mund të imagjinojë se si do të duket jeta në vitin 2026, duke i thënë GQ se ai dhe gruaja e tij prej 34 vitesh do të fshihen diku, ndoshta...

09:40

Së shpejti një festival për Robert De Niro

Robert De Niro bashkëthemeloi Festivalin Tribeca – dhe tani ai po bën një festë të tijën për ditëlindjen e tij të 80-të. "De Niro Con" do të jetë një ngjarje...

09:19

Dhurata e Lewis Hamilton për Shakira

Grand Prix i Spanjës ishte i mbushur plot me të famshëm dhe, pa dyshim, një nga ata që vodhi vëmendjen ishte Shakira. Pas gati dy muajsh pasi u transferua në Mi...

17:41

Chris Hemsworth: U lodha duke luajtur Thor

Chris Hemsworth vlerëson faktin që ai eksperimentoi me karakterin e tij, Thor. Aktori luajti për herë të parë personazhin e Marvel-it në Thor të vitit 2011, ...

17:26

Hailey Bieber po shihet si një ikone mode

U duk sikur Sofia Richie ishte “the new Hailey Bieber” por e paskemi patur gabim! Stili i Hailey-t do të tërheqë gjithmonë vëmendjen dhe duket se do të vazhd...

17:04

Khloe Kardashian: Kam hequr dorë nga Tristan

Khloé Kardashian ka hequr dorë përfundimisht nga Tristan Thompson. Themeluesja e “Good American” foli për marrëdhënien e saj me lojtarin e NBA-së, 32 vjeç, n...

15:41

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI