Flash

Konjufca: S’kemi interes për ta parë draftin e Ramës për Asociacionin

Lapsi.al 10 June 2023
Konjufca: S’kemi interes për ta parë draftin e Ramës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se ka nuk kanë interes për të parë propozimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, sepse kjo është çështje e institucioneve të Kosovës. Konjufca pas ceremonisë së përvjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, u ka thënë mediave se Rama nuk do të duhej të bënte veprime të tilla pa i sqaruar të gjitha problemet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Konjufca është pyetur edhe për sanksionet e paralajmëruara nga partnerët e Kosovës, pas situatës në veri të vendit. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të enjten njoftoi se e ka dorëzuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, te presidenti francez Emmanuel Macron, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz. Për këtë dokument, ai ka thënë se i ka vënë në dijeni edhe presidentin e Këshillit Evropian dhe amerikanët. Rama ka thënë se drafti është i punuar nga ekspertë. Sipas tij pret që i njëjti të vlejë për të çuar në një nivel tjetër dialogun Kosovë-Serbi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI