Flash

Ambasadorët e QUINT-it bojkotojnë festën e Kurtit dhe Osmanit për Çlirimin

Lapsi.al 12 June 2023
Ambasadorët e QUINT-it bojkotojnë festën e Kurtit dhe Osmanit

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it duket se e kanë bojkotuar pjesëmarrjen në pritjen shtetërore të Ditës së Çlirimit. Klan Kosova raporton se në ceremoninë e organizuar nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani nuk janë parë, as krerët e opozitës. Sipas të njëjtave burime, pjesëmarrës në këtë ceremoni janë parë vetëm ambasadorët e Zvicrës dhe Arabisë Saudite.

Vetë ambasadorët e QUINT-it nuk kanë bërë ndonjë sqarim për mungesën. Ambasadorët e QUINT-it janë ata të SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës që gjenden në Kosovë.

Për këtë lajm ka reaguar më pas Presidenca e Kosovës që thotë se nuk ka pasur kurrëfarë bojkotimi. Këshilltari për mediat i Presidencës, Bekim Kupina, tha për Kanal10 se ndonëse në këtë pritje nuk ishin prezentë ambasadorët, aty ka pasur përfaqësues të tjerë të shteteve të QUINT-it.

“Në këtë ceremoni nuk ka pasur bojkot të askujt. Në të kanë marrë pjesë ambasadorë të disa shteteve evropiane dhe aziatike, komandanti i KFOR-it, teksa përfaqësi të tjera diplomatike janë përfaqësuar nga zv.ambasadorë”, - u shpreh Kupina. “Të gjitha shtetet e QUINT-it i kanë pasur përfaqësuesit e tyre në ceremoni. Rrjedhimisht është e pavërtetë se ka pasur bojkot të ceremonisë shtetërore për 12 qershorin”, - ka thënë ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI