Flash

Arrestohet shqiptari, vrau italianin duke e qëlluar 50 herë me grusht

Lapsi.al 12 June 2023
Arrestohet shqiptari, vrau italianin duke e qëlluar 50 herë me grusht

Një 28-vjeçar, lindur në Itali nga prindër shqiptarë me banim në Fano u arrestua nga policia e vendit fqinj pasi goditi 50 herë me grusht një italian duke i marrë jetën. Viktima është Giuseppe Tucci, 34 vjeç nga Foggia. Ngjarja ndodhi në një klubi kërcimi në Miramare di Rimini.

Shqiptari punonte si roje sigurie në klubin e kërcimit. Hetimet nisën sapo gjendja e 28-vjeçarit me profesion zjarrfikës u përkeqësua. Raporti mjekësor flet për goditje në tru pas një traume të fortë në kokë. Është e paqartë nëse ai është goditur nga një grusht, një objekt apo është përplasur në tokë.

Në vendngjarje shkuan forcat e ndërhyrjes së shpejtë. Hetuesit po këqyrin pamjet e kamerave të sigurisë. Shqiptari po mbahet në paraburgim me akuzën provizore për lëndime shumë të rënda, por situata po evoluon. Dyshohet se shkak për përplasjen u bë sherri për një vajzë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI