Flash

E injoroi dikur në Manchester, Julia Roberts i plotëson ëndërrën Guardiolës pas triumfit në Champions

Lapsi.al 12 June 2023
E injoroi dikur në Manchester, Julia Roberts i plotëson
Julia Roberts është një idhull për teknikun e Manchester City Pep Guardiola. Spanjolli ishte ankuar se ishte injoruar prej saj jo shumë kohë më parë. E pra, pas fitores së City në Champions League, aktorja ia realizoi ëndrrën trajnerit. Pak muaj më parë Pep Guardiola i hutoi të gjithë gazetarët në sallën e shtypit duke treguar për pasionin e tij për aktoren Julia Roberts. Trajneri i Manchester City, në fakt, ka thënë në atë kohë për aktoren: “Ajo shkoi të vizitonte ata, te Manchester United! Ajo nuk erdhi tek ne! Prandaj edhe nëse fitoj Champions League, nuk do të krahasohet me faktin që ajo erdhi në Mançester dhe nuk erdhi të na takojë. Idhulli im! Çfarëdo që të ndodhë këtë vit, asgjë nuk do të krahasohet me zhgënjimin që kam pasur”.

MESAZHI I AKTORES

Por tani Pep ka fituar vërtet Champions, duke mposhtur Inter në finale. E nëse thoshte se edhe fitimi i këtij trofeu nuk do të fshinte zhgënjimin e tij për mospërfilljen nga aktorja amerikane, tani mund të jetë dyfish i lumtur. Lexo më tej: U zhgënjye se Julia Roberts zgjodhi United e jo City, Red Devils fundosin goditjen: “Ja në Old Trafford” Në fakt, përveç kupës me veshë të mëdhenj, kanë mbërritur komplimentet nga Roberts. Aktorja e ka etiketuar Pep në Instagram, në një postim, duke e uruar për fitoren: “Urime Pep që udhëhoqe ekipin për të fituar Champions League”. Kush e di se cili do të ketë qenë reagimi i Pep Guardiola kur pa njoftimin pas festimeve: Julia Roberts ju ka etiketuar në një postim.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Julia Roberts (@juliaroberts)

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI