Flash

Jennifer Garner flet për prindërimin me Ben Affleck

Lapsi.al 12 June 2023
Jennifer Garner flet për prindërimin me Ben Affleck

Jennifer Garner beson se amësia është "një dhuratë" - pavarësisht sprovave dhe vështirësive që vijnë me bashkë-prindërimin në qendër të vëmendjes me ish partnerin-Ben Affleck.

Gjatë intervistës me Variety, aktorja foli me Sheryl Lee Ralph për mënyrën se si ata të dy ishin në gjendje t'u jepnin fëmijëve të tyre një "jetë normale" ndërsa ishin në sy të publikut.

“Ne kemi shumë gjëra të përbashkëta. Me gjithë personazhin e famshëm dhe gjithë këtë, ndihem sikur kam një jetë shumë normale dhe mendoj se ju keni atë lloj atmosfere të ngjashme. Dhe ne i duam fëmijët tanë,” tha Ralph, 66 vjeç, të cilës Garner, 51 vjeç, u përgjigj: “Dhe me gjithë rrëmujën e prindërimit. Është një dhuratë.” Garner ndan tre fëmijë me Affleck – Violet, 17, Seraphina, 14 dhe Samuel, 11 – ndërsa Ralph është nëna e Ivy-Victoria, 28, dhe Etienne Maurice, 31, me ish-burrin Eric Maurice.

Jennifer u pajtua më tej me Ralphin kur ajo tha se mbajtja e një "marrëdhënieje të shëndetshme" me ish-burrin e saj ishte "e vështirë" me "vëmendjen" mbi të "gjatë gjithë kohës".

Siç është raportuar më parë, Garner tha se ajo ishte pa dyshim një "makth" gjatë ditëve të hershme të mëmësisë me vajzën Violet. "Unë isha një nënë për herë të parë," tha aktorja. Isha një makth për të gjithë rreth meje.” Aktorja nuk elaboroi lidhjen e saj aktuale të bashkëprindërimit me Affleck, por zbuloi se fëmijët e saj preferojnë të shikojnë filmat e Affleck-ut në vend të saj.

 

 

Të këshilluara

Kush e refuzoi vëmendjen e Irina Shayk

Një dashuri platonike?! Page Six zbulon se modelja e famshme Irina Shayk ka shfaqur interes për Tom Brady në dasmën e shumëpërfolur të Joe Nahmad dhe Madison...

10:04

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI