Flash

Lubonja: Berlusconi përfaqësonte vlerat anti-demokratike

Lapsi.al 12 June 2023
Lubonja: Berlusconi përfaqësonte vlerat anti-demokratike

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka folur në lidhje me figurën e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, i cili u nda nga jeta këtë të hënë. I ftuar në emisionin “Open” në News 24, Lubonja tha se Berlusconi ishte pjesë e një sistemi ku u shfaq hapur ajo pjesë e shoqërisë italiane dhe perëndimore ku një pakicë kontrollon financat, mediat dhe pushtetin.

“Kemi të bëjmë me një sistem ku ai shfaqi hapur atë që është pjesë e botës edhe perëndimore, ku një pakicë kontrollon financat, mediat dhe pushtetin politik. Berlusconi fliste aq shumë për liberalizmin, por ajo që përfaqësonte ishte kundër demokracisë. Gjithë problemi është trashëgimia që lë” – tha Lubonja.

Sipas tij, Berlusconi edhe pse fliste për liberalizmin përfaqësonte vlerat që ishin kundër demokracisë. Sa u përket një pikëpamjeje pozitive, Lubonja tha se në politikën e jashtme ka qenë ekuilibrisht dhe evropianist.

“Ka mbajtur disa pozicione që për mua dhe tani e pashë me simpati për qëndrimin për luftën në Ukrainë. Ka qenë më i moderuar. Ka pasur një lloj… disa thonë bujari me njerëzit”, - tha Lubonja. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI