Flash

Lulzim Bashës i del një “rival” për PD-në e vulës

Lapsi.al 12 June 2023
Lulzim Bashës i del një “rival” për PD-në e

Lulzim Basha po bën me ngut të gjitha përgatitjet për t’u rikthyer edhe një herë në krye të PD-së së vulës. Edhe pse nuk e ka shpallur kandidaturën e ka bërë të qartë rikthimin menjëherë pas zgjedhjeve lokale me një tur takimesh nëpër qytete.

Në krahun tjetër mbështetësit e tij në kryesinë e partisë miratuan mes debateve të shumta vendimin që partia të futet në zgjedhje në 29 korrik për kryetarin e saj. Mes tensioneve u votua ky variant edhe pse një pjesë këmbëngulte që procesi të ishte më i ngadaltë dhe të niste nga baza dhe jo nga kryetari.

Por data është shpallur edhe pse shumë akuzojnë se po shkelen procedurat dhe statuti. Madje Lulzim Basha ka edhe një "rival". Bëhet fjalë për një emër të panjohur, ish-të përndjekurin politik Gjergj Hani.

Ai e ka shpallur publikisht kandidaturën e tij për postin e kreut të Partisë Demokratike së vulës përmes një postimi në rrjetet sociale. Madje Hani shkruan se “s’do ketë një rrugë të gjatë lehtë para, por vendi duhet të fillojë rrugën e normalitetit të ri politik”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI