Flash

Nuk deklaruan 25 mijë paund në pikën kufitare në Bllatë, nën hetim bashkëshortët

Lapsi.al 12 June 2023
Nuk deklaruan 25 mijë paund në pikën kufitare në

Një çift bashkëshortësh, banues në Britaninë e Madhe, kanë tentuar të hyjnë në Shqipëri me 25 mijë paund të padeklaruara përmes pikës kufitare të Bllatës. Paratë ishin futur në çantat personale të tyre dhe policia i gjeti pasi kanë kontrolluar në mënyrë të imtësishme automjetin tip “Audi 7”  i cili drejtohej nga bashkëshorti.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Policia kufitare,  ka shtuar kontrollet  duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.  Si rezultat i këtyre kontrolleve, është goditur një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Fshehën në automjet, 25 070 paund, me qëllim mosdeklarimin e tyre konform ligjit, procedohen penalisht dy shtetas.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Bllatë, në bashkëpunim dhe me autoritetet doganore,  bazuar në analizën e riskut, kanë intensifikuar kontrollet me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të shumave monetare, lëndëve narkotike, armëve të zjarrit dhe goditjen e çdo paligjshmërie tjetër kufitare. Në këtë kuadër, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip "Audi Q7",  me drejtues shtetasin E.P.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, në çantat personale të shtetasve E.P., dhe B.S., (bashkëshortë), shërbimet e Policisë gjetën shumën e 25 070 paund, të padeklaruara, konform ligjeve në fuqi. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, strukturat hetimore të DVP Dibër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E.P., 30 vjeç, dhe B.S., 30 vjeçe, banues në Britaninë e Madhe,  për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI