Flash

Ruby reagon për ndarjen nga jeta të Berluskonit

Lapsi.al 12 June 2023
Ruby reagon për ndarjen nga jeta të Berluskonit

Një zemër e thyer në Instagram dhe dedikimi “Lamtumirë President”. Është kjo përshëndetja e Karima el Marhroug për Silvio Berlusconin, e njohur më mirë si “Ruby Rubacuori” (Rubi zemër-rrëmbyesja).

Vajza me origjinë marokene përfundoi në faqet e para të gazetave në të gjithë botën në vitin 2010 kur u arrestua për vjedhje dhe doli se, ende e mitur, frekuentonte Berlusconin duke marrë dhurata dhe para.

Addio a Berlusconi di Karima El Mahroug

Berlusconi, kryeministër në atë kohë, i telefonoi komisariatit të policisë duke pretenduar se e reja ishte mbesa e presidentit të atëhershëm egjiptian Hosni Mubarak. Në atë moment vajza iu besua këshilltares rajonale Nicole Minetti. Zyra e prokurorit publik në Milano e akuzoi Berluskonin për krimin e zhvatjes dhe prostitucionit me fëmijë.

RUBY? CHI È? – Marisa Moles's Weblog

Më 24 qershor 2013, Berlusconi u dënua në shkallën e parë me 7 vjet burgim për zhvatje, detyrim, ndihmë dhe nxitje të prostitucionit të fëmijëve. Por me vendimin e apelit të datës 18 korrik 2014, ai u shpall i pafajshëm.

Shfajësimi përfundimtar erdhi më 10 mars 2015 me një vendim të Gjykatës së Kasacionit. Më 15 shkurt 2023 Berlusconi u lirua nga akuzat për korrupsion me dokumentet gjyqësore në gjyqin "Ruby ter" sepse fakti nuk ekzistonte. ©LAPSI.al

Una storia d'amore come in Pretty Woman tra Ruby Rubacuori e Cristiano  Ronaldo – CLAUDIO PEA

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI