Flash

Video epike/ Batuta e Berluskonit la pa fjalë Berishën: Do lemë vetëm skafet me vajza të bukura

Lapsi.al 12 June 2023
Video epike/ Batuta e Berluskonit la pa fjalë Berishën: Do lemë

Një ndër momentet që do të mbahet mend nga ish-kryeministri Berluskoni në raport me Shqipërinë është edhe ajo që bëri në një takim që zhvilloi me Sali Berishën në Romë.

Në një konferencë për shtyp, pas takimit me Berishën në vitin 2010, Silvio Berluskoni nuk ngurroi të ngacmonte disi pa takt kryeministrin shqiptar.

Teksa ish-kryeministri shqiptar angazhohej për moratoriumin e skafeve dhe se nuk do të lejonte që skafistët të mbysnin shqiptarë të pafajshëm në det, Berluskoni guxoi të thoshte tekstualisht “Do të bëjmë një përjashtim për ata që sjellin vajza të bukura”.

[embed]https://www.youtube.com/watch?v=RdfFp3H1dOU[/embed]

Silvio Berluskoni ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 86 vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI