Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Vidhet "Range Rover" nga parkingu i Rinasit, policia e gjen në garazhin në "Astir"

Lapsi.al 12 June 2023
Vidhet "Range Rover" nga parkingu i Rinasit, policia e gjen në

Gjendet në garazhin e një pallati në Astir dhe sekuestrohet automjeti i vjedhur. Sekuestrohen edhe pajisje të ndryshme të përdorura nga autorët, për bllokimin e GPS-së së automjetit të vjedhur, dhe sende të tjera të përdorura për vjedhjen e tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, pas kallëzimit nga një shtetas, për vjedhjen e automjetit të tij “Range Rover” nga parkingu i aeroportit “Nënë Tereza”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, na bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Tiranë, kanë organizuar punën për zbardhjen e vjedhjes së këtij automjeti.

Nga veprimet hetimore është bërë i mundur identifikimi i 2 autorëve të dyshuar të vjedhjes së automjetit tip “Range Rover”, shtetasve E. M., 36 vjeç dhe B. H., 42 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta dy shtetas dyshohen se në orët e para të datës 07.06.2023, kanë vjedhur automjetin tip “Range Rover”, të cilin shtetasi Ç. A. e kishte parkuar në parkingun e aeroportit, dhe më pas kanë përdorur pajisje të ndryshme për bllokimin e GPS-së së automjetit.

Si rezultat i kontrolleve është bërë e mundur edhe gjetja në garazhdin e një pallati, në Astir, e automjetit të vjedhur, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pajisjet e përdorura për bllokimin e GPS-së së automjetit dhe sende të tjera të përdorura për hapjen e automjetit.

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj vjedhjeve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në aksin Fier-Vlorë

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi në aksin Fier-Vlorë. Nga informacionet paraprake, mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor. ...

16:40

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI