Flash

Zjarr në një nënkalim, shembet një pjesë e autostradës në SHBA

Lapsi.al 12 June 2023
Zjarr në një nënkalim, shembet një pjesë e

Një mbikalim në një nga autostradat më të ngarkuara të Amerikës u shemb të dielën pasi një kamion cisternë shpërtheu në flakë poshtë autostradës, tha guvernatori i Pensilvanisë, duke parashikuar se do të duhen muaj për të rivendosur plotësisht në funksion këtë arterie të rrugës.

Guvernatori Josh Shapiro tha në një konferencë për shtyp pasdite se çuditërisht askush që udhëtonte përgjatë autostradës I-95 nuk ishte lënduar.

Afërsisht 160,000 automjete në ditë kalonin nëpër atë pjesë të autostradës në Filadelfia verilindore, sipas sekretarit të transportit të shtetit. Kolapsi ka të ngjarë të çojë në vonesa të mëdha të trafikut pikërisht kur sezoni i pushimeve verore po fillon.

Autostrada I-95 lidh qytetet kryesore përgjatë Bregut Lindor të SHBA nga Maine në Florida jugore. Shapiro theksoi se ana veriore e rrugës ishte shembur plotësisht nga zjarri, ndërsa korsitë në drejtim të jugut ishin konsideruar të pasigurta nga ana strukturore. Një “rindërtim i plotë” pritet të marrë një kohë prej “disa muajsh”, tha ai.

“Kjo është një arterie kryesore për njerëzit dhe mallrat dhe mbyllja do të ketë ndikime të rëndësishme në qytet dhe rajon,” tha sekretari i Transportit, Pete Buttigieg, duke shtuar se zyra e tij “do të jetë atje me mbështetje gjatë gjithë procesit që I-95 të kthehet në normalitet”.

Të këshilluara

Putin takohet me Lukashenkon në Rusi

Presidenti rus Vladimir Putin dhe lideri bjellorus Aleksandër Lukashenko, janë takuar në Soçi të Rusisë. Lukashenko e kishte planifikuar më parë takimin, duk...

13:59

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI